Spasovski dhe Zhernovski në mbledhje me komisarin e lartë të KB-së, Filipo Grandi

Maqedonia

Spasovski dhe Zhernovski në mbledhje me komisarin e lartë të KB-së, Filipo Grandi

Më: 8 tetor 2019 Në ora: 11:28
Pamje nga takimi

Në selinë e Kombeve të Bashkuara, delegacioni i Maqedonisë i udhëhequr nga ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovskit, i cili së bashku me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme, Andrej Zhernovski, kishin takim bilateral me komisarin e lartë të emigrantëve pranë KB, Filipo Grandi.

Në takim, është vlerësuar pozitivisht bashkëpunimi i UNHCR dhe Maqedonisë së Veriut dhe në këtë drejtim u bisedua për programet aktuale të Zyrës së UNHCR në vend dhe në botë, si dhe nevoja për thellimin e solidaritetit të shteteve në zgjidhjen e çështjeve lidhur me emigrantët.

Gjatë bisedës janë hapur edhe temat e gjendjes së emigrantëve, sfidave të nxitura nga konfliktet e shumta e që rezultojnë me emigrim të përmasave të mëdha.

Spasovski, në takim e njoftoi komisarin Grandi për ratifikimin e Konventës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara të vitit 1961.

Spasovski potencoi Qeveria do të vazhdojë edhe më tej të përkushtohet në krijimin dhe zbatimin e politikave, duke respektuar të drejtat dhe liritë e njeriut.

Zhernovski, theksoi se si vend në mënyrë serioze ndiqet ky segment dhe potencoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar si dhe maksimizimin e përpjekjeve dhe resurseve në situatën e emigrantëve.

Grandi përshëndeti ratifikimin e Konventës të  Organizatës së Kombeve të Bashkuara të vitit 1961 duke potencuar se është një hap i vogël për Maqedoninë e Veriut, por i madh për Kombet e Bashkuara. AI përshëndeti guximin dhe vendosmërinë e Maqedonisë së Veriut në zgjidhjen e çështjes së emrin me Greqinë duke thënë se Maqedonia e Veriut është shembull pozitiv në rajon dhe më gjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat