Hungaria merr vendimin përfundimtar për Gruevskin - Bota Sot
Hungaria merr vendimin përfundimtar për Gruevskin

Maqedonia

Hungaria merr vendimin përfundimtar për Gruevskin

Më: 8 tetor 2019 Në ora: 11:31
Nikola Gruevski

Hungaria nuk do t'ua dorëzojë autoriteteve të Maqedonisë Veriore Nikola Gruevski, i cili ka qenë në Budapest që nga nëntori i vitit të kaluar dhe gëzon statusin e azilit politik.

"Ne kemi qenë të informuar se Gjykata Supreme rajonale hungareze ka marrë vendimin përfundimtar se parakushtet ligjore për dorëzimin e Gruevskit nuk janë përmbushur, sepse atij iu dha azili në Hungari me kërkesën e tij. Në pajtim me aktin numër 38 për ndihmë juridike ndërkombëtare për lëndët juridike, personi që i mundësohet të marrë azil, nuk do t'i dorëzohet shtetit që ai ka lënë ", ka bërë të ditur Ministria e Drejtësisë së Maqedonisë Veriore për portalin A1on.

Hungaria ka refuzuar ekstradimin e Gruevskit me kërkesën e Maqedonisë Veriore për vuajtjen e dënimit me dy vjet burg në rastin e Prokurorisë Speciale të Maqedonisë "Tank" - blerja e një Mercedesi zyrtar.

Gruevski ka qenë në Budapest për gati një vit, ndërsa Zyra e Prokurorisë së Maqedonisë ende po heton sesi ai arriti të largohej nga vendi dhe kush e ndihmoi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...