Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO nuk do të zyrtarizohet në Samitin e Londrës

Maqedonia

Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO nuk do të zyrtarizohet në Samitin e Londrës

Më: 8 tetor 2019 Në ora: 13:27
Foto

Gjithnjë e më e qartë është që anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut nuk do të zyrtarizohet në Samitin e Londrës, i cili është caktuar për më 3 dhe 4 dhjetor.

Sipas “360 Gradë”, shpresat që kryeministri teknik i Spanjës Pedro Sanchez, ia kishte dhënë kryeministrit Zoran Zaev në New York – se Kuvendi i Madridit do të mund ta ratifikojë protokollin deri në Samitin e NATO-s, kanë rënë në ujë.

Arsye për këtë është që Spanja do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare më 10 nëntor.

Tashmë dihet edhe data e krijimit të Parlamentit të ri spanjoll, seanca e parë është caktuar për 3 dhjetor, ditën kur fillon Samiti i NATO-s në Londër.

Spanja mund të jetë e vetmja anëtare nga 29 shtetet anëtare të Aleancës që nuk do të mund të arrij ratifikimin e protokollit deri në dhjetor.

Deri më tani, Protokollin për anëtarësim të Maedonisë së Veriut në NATO e kanë ratifikuar 21 shtete anëtare të Aleancës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat