Maqedoni, do të ndërtohen pesë çerdhe të reja, thotë MPPS

Maqedonia

Maqedoni, do të ndërtohen pesë çerdhe të reja, thotë MPPS

Më: 8 tetor 2019 Në ora: 20:06
Ilustrim

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale sot nënshkroi marrëveshje për grante për ndërtimin e çerdheve të reha bë pesë komuna e që do të kushtojë 228.100.000 denarë.

“Me nënshkrimin e këtyre marrëveshjeve hapim hapësirë për 760 fëmijë të rinj. Për herë të parë pas një kohe të gjatë në shtetin tonë do të ndërtohen objekte të tilla të mëdha”, tha Carovskua duke shtuar se arsimimi parashkollor është kyç në zhvillimin e fëmijëve.

Me këto grante, që u siguruan nga Banka Botëerore, do të ndërtohen çerdhe të reja në Kriva Pallankë, Gjorçe Petrov, Strumicë dhe gjithashtu do të adaptohet hapësirë e re në Bogovinë.

Buxheti i MPPS për këtë vit në ndërtimin e çerdheve dhe përmirësimin e cilësisë në çerdhe është rritur për 300%.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat