Holanda është që Maqedonia dhe Shqipëria të trajtohen ndaras në procesin e anëtarësimit në BE

Maqedonia

Holanda është që Maqedonia dhe Shqipëria të trajtohen ndaras në procesin e anëtarësimit në BE

Më: 9 tetor 2019 Në ora: 11:35
Foto ilustrim

Holanda kërkon që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të trajtohen ndaras në hapjen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Qëndrimi i tillë vjen pas debatit të djeshëm në Komitetin për Çështje Evropiane në Kuvendin e Holandës. Shefi i diplomacisë, Stef Bllok përsëriti qëndrimin e Qeverisë se nisja e bisedimeve me Shqipërinë për momentin do të ishte i hershëm. Megjithatë, Holanda, nuk do të vendosë veto nëse vendet anëtare të NATO-s do të jenë për nisje të bisedimeve.

Ministria e Punëve të Jashtme të Holandës i përsëriti qëndrimet e Qeverisë se vendet kandidate duhet t’i përmbushin kushtet e vendosura para hapjes së procesit negociues.

Holanda përshëndet përparimin e vendeve kandidate, por vlerësimi i tyre duhet të jetë ndaras në bazë të arritjeve.

Për pjesën e Maqedonisë së Veriut, thuhet se është bërë përparim inkurajues dhe përshëndetet Marrëveshja e Prespës si shembull për zgjidhjen e konflikteve në rajon. Rekomandohet vazhdimi i lëndëve të PSP-së dhe përshëndetet bartja e tyre në Prokurorinë e rregullt.

Për Shqipërinë, Qeveria e Holandës përshëndeti hapat e deritashëm, por duke theksuar se duhet bërë përpjekje shtesë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat