MPPS: Propozim-ligji kaloi në seancë qeveritare, deri në 6.000 denarë subvencione për paga më të larta - Bota Sot
MPPS: Propozim-ligji kaloi në seancë qeveritare, deri në 6.000 denarë subvencione për paga më të larta

Maqedonia

MPPS: Propozim-ligji kaloi në seancë qeveritare, deri në 6.000 denarë subvencione për paga më të larta

Më: 9 tetor 2019 Në ora: 12:26
Foto ilustrim

Në mbledhjen e 158-të, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e vërtetoi tekstin e Propozim-ligjit për subvencionimin e kontributeve të sigurimit social.

Siç thonë nga Ministria e Punës dhe Politikë Sociale, qëllimi i këtij ligji është që të nxitet rritja e pagave në vend dhe në të njëjtën kohë të mundësohet mbështetje për rritjen e pagave për punëdhënësit të sektorit privat.

“Me këto para do të subvencionon deri në 100 euro kontributet e sigurimit social në rast të pagesës së pagës më të lartë. Më pastaj, punëtorët do t’i realizojnë të drejtat e sigurimit social pa pengesa, ndërsa punëdhënësit nuk kanë obligim të paguajnë kontributet e rritjes së pagës”, thuhet në njoftimin e MPPS.

Propozim-ligji për subvencionimin e kontributeve të sigurimit sociali soll në Qeveri në konsultim me të gjithë palët në mënyrë që të përmirësohet standardi jetësor dhe të nxitet rritja ekonomike.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...