Zaev paralajmëron masa për funksionarët e LSDM-së që janë të përfshirë në rastin “Haraçi”

Maqedonia

Zaev paralajmëron masa për funksionarët e LSDM-së që janë të përfshirë në rastin “Haraçi”

Më: 9 tetor 2019 Në ora: 15:47
Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev ka refuzuar të komentojë njoftimin e sotëm të Prokurorisë Publike, prej ku informuan se është zgjeruar hetimi për rastin “Haraçi” dhe në mesin e të dyshuarve të rinj është edhe një bartëse e funksionit publik.

Zaev tha se këtë informacion e ka marrë para fillimit të konferencës së sotme në Qeveri, ndërsa nga gazetarët e ka mësuar se e dyshuar është deputetja e LSDM-së Frosina Tashevska Remenski.

“E mora informacionin se ekziston një njoftim dhe kujt i referohet, por se është një nënkryetar i Kuvendit, e dëgjova nga ju. Qëndrimi ynë sa herë që një person dyshohet ose akuzohet, të ketë masa dhe sanksione, të largohet përkohësisht derisa ta dëshmojë pafajësinë e tij ose saj. Së pari duhet të lexojmë se për çfarë dyshohet ky person dhe duhet të respektojmë trajtim të barabartë para ligjeve”, tha Zaev.

Ai shtoi se më gjerësisht do të deklarohet nesër për zgjerimin e hetimit në aferën “Haraçi”.

“Nuk është e ndershme të komentojë diçka që nuk kam lexuar. Parimisht qëndrojmë si qeveri, prioritet e kemi sundimin e së drejtës dhe ligji do të vlejë për të gjithë”, tha Zaev.

Ndryshe, Prokuroria do të nis hetim të ri mbi rastin “Reketi”, ku në mesin e katër të dyshuarve të ri mendohet se është edhe nënkryetarja e Kuvendit, njëherë edhe kryetare nderi e Aleancës Ndërkombëtare, Frosina Remenski, zëvendës kryetarja e Aleancës Ndërkombëtare Jasna Mandiç si dhe babai i tashmë të akuzuarit Bojan Jovanovskit – Boki 13, Mile Jovanovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat