Ruskoska konfirmon se Jasna Mandiq do të sillet në gjykatë

Maqedonia

Ruskoska konfirmon se Jasna Mandiq do të sillet në gjykatë

Më: 9 tetor 2019 Në ora: 19:07
Vilma Ruskoska

Prokurorija për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit Vilma Ruskoska, për “Sitel” konfirmoi se sonte një nga të dyshuarit e rinj në çështjen “Haraçi” do të sillet para gjykatësi të procedurës paraprake i cili do të duhet të përcaktojë nëse do të pranojë kërkesat për paraburgim.

Jozyrtarisht mësohet se bëhet fjalë për Jasna Mandiq – Ercegoviq, përndryshe nënkryetar i Bashkimit Ndërkombëtar të Bojan Jovanovskit.

Tre të dyshuar të tjerë janë gjithashtu edhe babai i Jovanovskit, deputetja Frosina Remenski dhe sekretarja e Bashkimit Ndërkombëtar, por për ta nuk kërkohet paraburgim.

Gjykata ende nuk ka dërguar ftesa dhe ato pritet të thirren nesër në gjykatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat