Kuvendi i Bullgarisë diskuton për Propozim-deklaratën për mbështetjen e integrimit të Maqedonisë së Veriut në BE

Maqedonia

Kuvendi i Bullgarisë diskuton për Propozim-deklaratën për mbështetjen e integrimit të Maqedonisë së Veriut në BE

Më: 10 tetor 2019 Në ora: 11:04
Foto

Kuvendi i Bullgarisë sot diskuton për Propozim-deklaratën, në të cilën Bullgaria i jep mbështetje të plotë nisjes së bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE.

Siç raportojnë nga BVNES, diskutimi i Propozim-rezolutës është në pikë të parë në seancën e sotme.

Në Propozim-deklaratën theksohet se Kuvendi i Bullgarisë është e përkushtuar në zgjerimin e BE-së dhe në procesin e stabilizim asociomit të Maqedonisë dhe Shqipërisë.

Në dokument theksohet se integrimi evropian, “nuk do të jetë në dëm të shtrembërimit të ngjarjeve historike, dokumenteve dhe artefakteve, si dhe roli i qëndrimet e figurave të historisë bullgare”.

Me deklaratën e Sofjes i bëhet thirrje Shkupit që të zbatojë në efikasitet pa anulime dhe me vullnet të mirë Marrëveshjen për fqinjësi të mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat