Verushevski: Gruevski kishte dëshirë patologjike që me çdo kusht ta mbajë pushtetin

Maqedonia

Verushevski: Gruevski kishte dëshirë patologjike që me çdo kusht ta mbajë pushtetin

Më: 10 tetor 2019 Në ora: 15:40
Zoran Verushevski

Zoran Verushevski në seancën e sotme në lëndën ‘Shënjestra-Fortesa’ aludonte në atë se pikërisht ish-kryeministri Nikolla Gruevski ka qenë ai që i ka dhënë urdhër drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov, të përgjojë, për shkak se, siç thotë ai, ka pasur “dëshirë patologjike ta mbajë pushtetin me çdo kusht”.

Këshilltari aktual për siguri i kryeministrit Zaev në seancë vazhdoi të përgjigjet në pyetjet e Prokurorisë lidhur me përgjimin ilegal në DSK. Siç përcjell ‘Fokus’, Verushevski është i mendimit se koka e përgjimit ilegal është Gruevski,

Verushevski thotë se tregimi do të ishte më ndyrshe nëse të akuzuarit Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski do të ishin para organeve të hetimit.

“Lëshim serioz i PSP-së është që nuk siguroi që Gurevski të mos jetë në gjykim, por edhe në vend. Me padurim e pres rezultatin e hetimit për arratinë e Gruevskit. Jam i bindur nëse kam fuqi t’i thërras dy të arratisurit nga Greqia, atëherë do të fitojmë gjithë këtë rast”, tha Vershuevski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat