Hahn paralajmëron Bullgarinë që të mos përdor procesin e anëtarësimit për çështje bilaterale

Maqedonia

Hahn paralajmëron Bullgarinë që të mos përdor procesin e anëtarësimit për çështje bilaterale

Më: 10 tetor 2019 Në ora: 18:34
Johannes Hahn

Komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn është “i sigurt” se Sofja nuk do të bllokojë fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE, por i kërkoi asaj që të mos përdorë procesin e pranimit për problemet bilaterale.

Duke iu përgjigjur pyetjes së korrespodentit të AIM-së në lidhje me qëndrimin e Bullgarisë për negociatat me Maqedoninë së Veriut dhe kërkesat e lidhura me historinë dhe gjuhën, Hahn tha se ai ishte “shumë i sigurt se kjo nuk çon në asnjë veto” dhe se ai kishte “shumë besim” në kryeministrin bullgar Bojko Borisov se ajo nuk do të ndodhë.

Por kjo është gjithashtu një çështje ku unë vetëm urgjentisht mund t’i nxis vendet tona anëtare të mos përdorin procesin për çështje bilaterale, nëse do të ishte kështu, atëherë kjo nuk na dërgon askund”, tha Komisioneri Hahn.

Ai shfrytëzoi mundësinë për të nxitur vendet anëtare të BE-së që të thjeshtojnë procesin e negociatave për vendet kandidate, me më pak hapësirë për bllokime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat