Elezi: Rishikimi i buxhetit siguron mbështetje për paga më të larta

Maqedonia

Elezi: Rishikimi i buxhetit siguron mbështetje për paga më të larta

Më: 11 tetor 2019 Në ora: 14:37
Shiret Elezi

Pas një debati 10 ditorë në komisionin për financa dhe buxhet dhe seancë plenare u miratua rebalanci i buxetit për vitin 2019, në të cilin u pranuan 57.4 milion denarë amendamente gjithsejt nga deputetët e kuvendit, potencoi kështu zëvendësministrja e Financave, Shiret Elezi.

Ky rebalanc ndaj qytetarëve siguron mbështetje për paga më të larta për punonjësit e sektorit privat, paga më të larta për punonjësit e administratës publike, më shumë fonde për të mbështetur masat aktive të punësimit për qytetarët e papunë dhe më në fund, në më pak se tre muaj, qytetarëve do ju kthehen paratë e para përmes projektit TVSH-jaime. Dhe ky nuk është përfitimi i vetëm i këtij projekti, sepse përmes TVSH-jaime qytetarët mbështesin drejtpërdrejt luftën për të ulur ekonominë gri, bashkë me shumë masa tjera qeveritare.

Siç theksoi zëvendësministrja, synimet e përcaktuara për vitin 2019 synojnë plotësisht arritjen e prioriteteve kryesore të shoqërisë: nivele më të larta të rritjes ekonomike, rivitalizim 3.5%, ngritje të standardit të jetesës së popullatës, arritje të niveleve më të larta mbi drejtësinë sociale dhe intensifikimin e proceseve integruese në BE dhe NATO. Ajo gjithashtu rikujtoi rritjen e pagës prej 5% në administratën publike, shëndetësi, arsim, kopshte, polici, kulturë, mbrojtje dhe në aktivitete të tjera të administratës publike.

Të ardhurat totale me ndryshimet në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë Veriore për vitin 2019 janë planifikuar në nivelin prej 210.5 miliardë denarë, ndërsa shpenzimet totale përcaktohen në 228.2 miliardë denarë. Në kuadër të kësaj, deficiti mbetet i pandryshuar në krahasim me buxhetin e planifikuar, përkatësisht pozicionohet në vlerën 17.7 miliardë denarë, ose 2.5 përqind të BPV-së.

Elezi theksoi se me ndryshimet janë rialokuar fonde në mesin e përdoruesve të buxhetit, kanë ulur pozicione të caktuara në shpenzimet kapitale të përdoruesve të buxhetit që kanë regjistruar një ritëm të ngadaltë të realizimit, veçanërisht në projektet e financuara me linja kredie të huaja, duke audituar të ardhurat që shfrytëzuesit e buxhetit realizojnë në llogaritë e veta, duke ulur shpenzimet e interesit për 924 milion denarë, në përputhje me përpjekjet e vazhdueshme të Ministrisë së Financave për të ulur normat e interesit për huamarrje dhe aktivitetet tjera të cilat ishin në kuadër të debatit në Kuvend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat