Serra: Maqedonia e Veriut ka rol të rëndësishëm për stabilitetin e rajonit dhe BE-ja duhet ta ketë parasysh

Maqedonia

Serra: Maqedonia e Veriut ka rol të rëndësishëm për stabilitetin e rajonit dhe BE-ja duhet ta ketë parasysh

Më: 11 tetor 2019 Në ora: 15:02
Emilio Lorenco Sera

“Spanja i mbështetë synimet tuaja evropiane të viteve të fundit. Do të vazhdojmë edhe në të ardhmen. Jemi të vetëdijshëm për kontributin e rëndësishëm drejt stabilitetit të rajonit që e keni arritur përmes pajtimit me Bullgarinë dhe me Greqinë (përmes Marrëveshjes së Prespës) dhe konsiderojmë se kjo është meritë e rëndësishme që duhet të merret parasysh”.

Këtë në intervistën për AIM e deklaroi ambasadori i Mbretërisë së Spanjës në Shkup, Emilio Lorenco Sera, i pyetur për qëndrimin e Madridit zyrtar në raport me dhënien e datës për çeljen e bisedimeve për anëtarësimin e vendit në BE në Këshillin e radhës të Bashkimit të caktuar për 15 tetor.

Në raport me ratifikimin e Protokollit për anëtarësimin në NATO para samitit të Aleancës në Londër, Sera nuk ka përgjigje konkrete, por, megjithatë, lë hapësirë për të ndodhur kjo. Sipas tij, sukses i jashtëzakonshëm për vendin është fakti që për vetëm nëntë muaj dokumentin e kanë ratifikuar 22 prej 29 vendeve anëtare.

“De fakto, Maqedonia e Veriut është anëtare e NATO-s, mbeten vetëm formalitete. Por, duke marrë parasysh përvojat paraprake të anëtareve në procesin e ratifikimit, zakonisht nevojiten një e gjysmë deri dy vjet, ose 18-24 muaj. Ndërsa deri në Samitin në Londër do të kalojnë vetëm dhjetë muaj pasi që keni nënshkruar Protokollin. Pra, keni arritur një rezultat tejet të mirë. Është fakt se do ta kremtoni 70 vjetorin e themelimit të NATO-s në Londër me të gjithë ne. Si mysafirë, përfaqësuesit tuaj – qoftë presidenti, qoftë kryeministri, do të ulen pranë sekretarit të përgjithshëm. Nëse jeni anëtar i plotfuqishëm, në njëfarë mënyre do të jeni të humbur në mesin e 29 anëtarëve të tjerë. E lidhur me atë nëse Spanja do ta ratifikojë para Londrës, më vjen keq, por nuk mund as të konfirmoj, as të mohoj. Është e mundshme”, shprehet ambasadori Sera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat