Pendarovski-Bierlein: E rëndësishme mbështetja e Austrisë për Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Pendarovski-Bierlein: E rëndësishme mbështetja e Austrisë për Maqedoninë e Veriut

Më: 11 tetor 2019 Në ora: 20:08
Pendarovski-Bierlein

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski është pritur në Austri nga përfaquesja e Parlamentit austriak, Brigitte Bierlein.

Pendarovski i ka theksuar Bierlein se Maqedonia e vlerëson mbështetjen e Austrisë në rrugën euro-atlantike kurse me rëndësi për vendin e Ballkanit është edhe mirënjohja e reformave në vend.

Nga ana tjetër, Bierlein ka thënë se Maqedonia ka arritje të madhe në vendosjen e marrëdhënieve diplomatike e fqinjësore me vendet përreth dhe fitoret e përmirësimet e Maqedonisë në rrugën e trasuar nga BE dhe NATO, duke përmendur këtu marrëveshjen me Greqinë dhe Bullgarinë.

Pendarovski gjatë ditës ishte takuar edhe me presidentin austriak, Alexander Van der Bellen. Ndërsa gjatë kësaj vizite, Pendarovski do të takohet edhe me zyrtarin e lartë austriak, Wolfgang Sobotka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat