Apeli: Gjykata Penale duhet të vendos përsëri për Janevën

Maqedonia

Apeli: Gjykata Penale duhet të vendos përsëri për Janevën

Më: 14 tetor 2019 Në ora: 15:21
Katica Janeva

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit, Gjykata penale përsëri duhet të vendosë për dhënien e garancive të ofruar nga ish-prokurorja speciale publike, Katica Janeva, me të cilën kërkon që mbrohet në liri.

“Gjyqtari i procedurës paraprake e hodhi poshtë kërkesën pa e bërë vlerësimin e tij, megjithëse disa rrethana kanë ndryshuar ndërkohë, për shembull është ngritur aktakuzë. Kjo është arsyeja pse ne po i dërgojmë kërkesën përsëri Këshillit Penal për të vendosur mbi meritat”, tha gjykatësi Safet Kadriu për “Fokus”.

Këshilli Penal nuk ka afat për të vendosur, por meqenëse është çështje paraburgimi, vendimi duhet të merret së shpejti.

Janeva ende gjendet e shtrirë në spitalin “Filipi II”, ndërsa gjatë ditës pritet të kthehet në paraburgim në burgun e Shkupit. Ajo kërkoi të lirohej nga paraburgimi, ndërsa si garanci ka ofruar tri banesat e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat