Pendarovski: Na jepni mundësinë të dëshmojmë se jemi të përgatitur

Maqedonia

Pendarovski: Na jepni mundësinë të dëshmojmë se jemi të përgatitur

Më: 15 tetor 2019 Në ora: 11:07
Stevo Pendarovski

Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, në një intervistë për “Die Presse”, ka folur rreth vendimit të BE-së për nisjen e negociatave.

Ai thotë se për një vit e gjysmë shteti ka bërë atë që është kërkuar nga BE-ja, ndërsa tani kërkon që jepet mundësia.

“Nuk shpresoj për ndonjë sinjal, por presim vendim. Një vit e gjysmë që lamë pas realizuam gjithçka që kërkohej. Madje, pas Marrëveshjes me Greqinë ndërruam edhe emrin tonë. Asnjë kandidat më herët nuk e ka bërë këtë. Nëse BE thotë se procesi i anëtarësimit themelohet në rezultate, atëherë nuk presim më pak nga kjo, le të matet nga ajo që kemi arritur. Mesazhi im është: na jepni mundësinë dhe lejoni të dëshmojmë se jemi të përgatitur”, tha Pendarovski.

I pyetur për bllokimin e mundshëm të Parisit për negociatat me BE-në, Pendarovski tha se shteti ka bërë shumë në luftën kundër korrupsionit, atë që e kërkon Franca.

“Ne themeluam Prokurorinë Speciale Publike që ngriti akt padi kundër ish kryeministrit Nikolla Gruevski, i cili ndërkohë u arratis në Hungari, si dhe për persona të tjerë të rëndësishëm. Ne luftën kundër korrupsionit e bëmë prioritetin tonë. Argumentin kyç për Francën ishte se ata para zgjerimit dëshirojnë thellim e Unionit. Por, paralelisht mund të vijojnë të dy proceset. Ne nuk do të bëhemi menjëherë anëtare e plotë e BE-së”, shtoi Pendarovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat