Amélie de Montchalin: Franca vlerëson se procesi i negociatave duhet të reformohet

Maqedonia

Amélie de Montchalin: Franca vlerëson se procesi i negociatave duhet të reformohet

Më: 15 tetor 2019 Në ora: 13:16
Amélie de Montchalin

“Sot nuk jam këtu me pozicionin që ta mbrojë veton. Do të bisedojmë për dy dimensione – hapjen e negociatave nga ana e një Evrope të përgatitur dhe reforma në procesin e negociatave”.

Këtë e deklaroi sot sekretarja shtetërore franceze për Çështje Evropiane, Amélie de Montchalin para takimit të Këshillit për Punë të Përgjithshme të Bashkimit Evropian në Luksemburg në të cilin duhet të debatohet edhe për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Ajo tha se ky është proces i gjatë dhe frustrues për vendin i cili negocion dhe nuk krijon besueshmëri.

“Për këtë shkak kjo është mundësi shumë e mirë për të biseduar sesi Evropa mundet ta reformojë të gjithë procedurën e bisedimeve dhe të pranimit. Bëhet fjalë për vetë procesin i cili duhet të jetë efikas dhe vetë negociatat të kenë strukturë. Franca konsideron që Evropa duhet të reformohet. Të gjitha vendet e Ballkanit kanë perspektive evropiane dhe këtu nuk ka dyshime, por duhet të gjinden mënyra të besueshme me qëllim që të krijohet besueshmëri edhe në rajon edhe në Evropë. Qytetarët janë ata të cilët nuk janë të kënaqur”, u shpreh Amélie de Montchalin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat