Delegacioni kuvendar do të merr pjesë në Unionin Ndërparlamentar në Beograd

Maqedonia

Delegacioni kuvendar do të merr pjesë në Unionin Ndërparlamentar në Beograd

Më: 16 tetor 2019 Në ora: 09:04
Foto ilustrim

Një delegacion i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut i kryesuar nga kryetari Talat Xhaferi merr pjesë në Asamblenë e 141-të të Unionit Ndërparlamentar (UNP), që prej 13 deri më 17 tetor mbahet në Beograd.

Në delegacion janë deputetët, Dime Vellkovski, Jovan Mitreski, Dimitar Stevananxhija, Agim Shaqiri dhe Julijana Nikollova, anëtarë të Delegacionit dhe Cvetanka Ivanova, sekretare e përgjithshme e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Pritet në këtë Asamble të UNP-së të marrin pjesë rreth 1.700 përfaqësues nga mbi 140 vende anëtare të BE-së, si dhe më shumë se 70 kryetarë të parlamenteve.

Temë kryesore e diskutimit në Asamblenë e 141-të të UNP-së është “Përforcimi i së drejtës ndërkombëtare: rolet dhe mekanizmat parlamentare dhe kontributi në bashkëpunimin rajonal”.

Komisionet e UNP-së do të diskutojnë për një numër të madh çështjesh në kompetencën e tyre, në mesin e të cilave: strategjitë parlamentare për përforcimin e paqes dhe sigurisë në vigjilje të sfidave dhe konflikteve që dalin nga katastrofat klimatike dhe pasojat e tyre; aktualizimi i digjitalizimit dhe ekonomisë për t’i arritur qëllimet e zhvillimit të qëndrueshëm, konsumi dhe prodhimi i përgjegjshëm; arritja e mbulimit shëndetësor universal deri në vitin 2030 – roli i parlamenteve për të garantuar të drejtën e shëndetit; kriminalizimi i larjes së parave; avancimi i barazisë gjinore, përforcimi i fuqisë së të rinjve…

Në kuadër të Asamblesë së 141-të do të shënohet 130-vjetori i formimit të Unionit Ndërparlamentar dhe 70-vjetori i Konventave të Gjenevës.

Siç njofton pres shërbimi kuvendor, mbledhje do të mbajnë “Forumi i femrave parlamentare”, “Forumi i parlamentarëve të rinj” dhe “Shoqata e sekretarëve të përgjithshëm të parlamenteve”, ndërsa parashihen edhe takime të shumta bilaterale të anëtarëve të Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat