Shumica e të rinjve në Maqedoni janë religjioz

Maqedonia

Shumica e të rinjve në Maqedoni janë religjioz

Më: 16 tetor 2019 Në ora: 13:20
Foto ilustrim

Maqedonia në përgjithësi është vend religjioz dhe kjo vlen si për besimtarët e fesë islame dhe ashtu edhe për pjesëtarët e fesë së krishtere, duke përfshirë edhe gjeneratat më të reja.

Çdo i teti prej personave të rinj në Republikën e Maqedonisë së Veriut nuk do të falte tradhtinë bashkëshortore, pothuajse çdo i gjashti do të pranonte marrëdhënie seksuale paramartesore, ndërsa një nga katër të rinjtë do të zgjidhnin abortin për shkak të shtatzënisë së padëshiruar.

Kjo është një pjesë e rezultatit të hulumtimit më të rij për perceptimit të të rinjve në Maqedoni sa i përket religjionit, etikës, vlerave morale të tyre të bërë nga “Instituti për Hulumtime Politike-Shkup (IHP) dhe portali “Religija.mk” me ndihmën e Fondacionit “Konrad Adenauer” (KAS).

Një pjesë e mirë e të rinjve vizitojnë vendet ku kryhen ritet fetare, si një segment e praktikimit të religjionit.

Shtatëdhjetë e tre përqind nga të pyeturit janë deklaruar si ortodoks, 23.4 mysliman, ndërsa si pjesëtarë të feve tjera janë deklaruar 0.7 përqind, ndërsa dy përqind janë deklaruar si ateist.

Në pyetjen nëse mund të thonë për veten e tyre se janë religjioz, 47 përqind e të rinjve janë përgjigjur se janë, 36 përqind nuk janë plotësisht religjioz, si pak apo aspak nuk janë religjioz janë deklaruar 17 përqind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat