Pas Italisë, edhe Britania e Madhe e ratifikoi protokollin për anëtarësim në NATO

Maqedonia

Pas Italisë, edhe Britania e Madhe e ratifikoi protokollin për anëtarësim në NATO

Më: 16 tetor 2019 Në ora: 13:49
Foto ilustrim

Ministri britanik i Punëve të Jashtme, Dominic Raab e nënshkroi protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, me çka deri më tani 24 vende-anëtare e përfunduan procesin e ratifikimit, pasi që sot paraprakisht atë e bëri edhe Italia.

Raab në profilin e tij në Twitter kumtoi se e ka vënë nënshkrimin në protokoll dhe theksoi se me padurim pret që Maqedonia e Veriut edhe zyrtarisht të bëhet pjesë e NATO-s.

“Me kënaqësi të madhe sot e nënshkrova protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO së bashku me ambasadoren Miovska. Pres që Maqedonia e Veriut t’i bashkëngjitet familjes së NATO-s dhe të marrë pjesë në takimin e liderëve të NATO-s në Londër dhe të ndihmojë në promovimin e paqes de sigurisë ndërkombëtare”, shkroi Raab.

Paraprakisht sot protokolli u ratifikua edhe në Senatin italian. Protokolli kaloi në Dhomën e ulët të Parlamentit, por ratifikimi në Senat u shty për shkak të krizës politike, e cila u zgjidh me formimin e Qeverisë së re të Italisë.

Pritjet janë se protokolli do të ratifikohet dhe me atë anëtarësimi në NATO do të zyrtarizohet para Samitit të Aleancës, caktuar për më 3 dhe 4 dhjetor në Londër.

Por, tani për tani është e paqartë nëse kjo para Samitit do të ndodhë edhe në Parlamentin spanjoll. Dy dhomat e Parlamentit janë shpërndarë. Zgjedhjet janë caktuar për më 10 nëntor, ndërsa nëse gjithçka kalon siç duhet, përbërja e re e parlamentit do të konstituohej më 3 dhjetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat