Ademi: Në rrjedhë është procedura për blerjen publike për shtypjen e librave

Maqedonia

Ademi: Në rrjedhë është procedura për blerjen publike për shtypjen e librave

Më: 16 tetor 2019 Në ora: 18:26
Arbër Ademi

Blerja e fundit publike e shtypjes së librave shkollor është realizuar në vitin 2014. Në rrjedh është duke u zhvilluar një procedurë e re, e cila duhet të përfundojë së shpejti. Pritet që Byroja për blerje publike të zbatojë procedurë ligjore për kontrollimin e tërë procedurës, të nënshkruajë kontrata dhe menjëherë të fillojë shtypjen e librave shkollorë, tha Ministri i Arsimit, Arbër Ademi.

“Pra, nuk ka pasur asnjë blerje publike në pesë vitet e fundit, sepse ose në disa raste të tjera ose në proceset gjyqësore disi është anuluar. Unë besoj që kësaj radhe procedura është plotësisht e rregullt dhe që pas pesë vjetësh do të kemi mundësi të kemi tekste shkollore të shtypura, të cilat fatkeqësisht mungojnë në librat tanë”, tha Ademi.

I pyetur se deri ku kanë arritur bisedimet me Sindikatën për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, Ademi tha se ende pritet vendimi përfundimtar i Sindikatës, por shpreson që do të pranohet propozimi i qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat