Zakahrieva: Anulimi i bisedimeve me Maqedoninë do ta përkeqësojë gjendjen në rajon

Maqedonia

Zakahrieva: Anulimi i bisedimeve me Maqedoninë do ta përkeqësojë gjendjen në rajon

Më: 16 tetor 2019 Në ora: 19:27
Ekaterina Zakharieva

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Ekaterina Zakharieva tha se “anulimi i nisjes së bisedimeve për anëtarësim për Maqedoninë e Veriut në BE do ta përkeqësojë dhe destabilizojë gjendjen në rajon”.

Ajo shtoi se Bullgaria mbështeti nisjen e bisedimeve dhe nëse anulimi i nisjes së bisedimeve në muajin mars do të jetë gabim madh.

Ndryshe, që kur ministrat e BE-së nuk arritën konsensus për nisjen e bisedimeve për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për shkak të opozitës në Francë, por edhe në Holandë dhe Danimarkë, shefat e shteteve të BE-së dhe BE-ja duhet të diskutojnë për këtë çështje më 17 dhe 18 tetor në Samitin e Brukselit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat