Mickoski: Qytetarët merituan datë për nisjen e bisedimeve

Maqedonia

Mickoski: Qytetarët merituan datë për nisjen e bisedimeve

Më: 16 tetor 2019 Në ora: 20:07
Hristijan Mickoski

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, sonte në takim me qytetarë të Kisella Vodës, në pyetjen e parashtruar nga gazetarët se çfarë janë pritjet sa i përket nisjes së bisedimeve tha se “presim datë për nisjen e bisedimeve”.

Ai shtoi kjo Qeveri më së pakti e meriton një gjë të tillë.

Megjithatë, sipas Mickoskit, qytetarët meritojnë nisjen e bisedimeve.

“Çdo situatë jashtë nisjes së bisedimeve do të jetë dështim për këtë Qeveri dhe mossukses dhe de-legjitimim i politikave të Zoran Zaevit dhe koalicionit që udhëheq ai”, vlerësoi Mickoski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat