Tërstena: Unë i kam dhënë shumë shtetit, ndërsa nuk kam marrë asgjë

Maqedonia

Tërstena: Unë i kam dhënë shumë shtetit, ndërsa nuk kam marrë asgjë

Më: 16 tetor 2019 Në ora: 20:09
Shaban Tërstena

Kampioni olimpik shqiptar Shaban Tërstena, në një intervistë ka folur për sfidat e tij në rrugën drejt majave të sportit të mundjes, si dhe sportistët e sotëm shqiptar.

Në pyetjen se sa shteti e ka ndihmuar pas suksesit të tij, ai tha se nuk ka marrë asgjë nga autoritetet shtetërore.

“Ish-presidenti amerikan John Cennedy ka thënë: mos pyet se çfarë shteti ka bërë për ty, por ti çfarë ke bërë për shtetin. Unë jam ai që kam dhënë shumë për shtetin, por fatkeqësisht shteti nuk më ka shpërblyer me asgjë. Por edhe pse nuk u shpërbleva me asgjë, kam vazhduar me stërvitje edhe më të madhe. Madje nga shteti nuk kam pasur as respekt. Po e përmendi vitin 1984 kur u ktheva me medalje në Shkup, vetëm 20 veta kanë dalur në pritje, edhe shumica kanë qenë nga familja ime”.

“Unë medaljet i solla për këtë shtet, por ndihma ose respekt nuk kam pasur asnjëherë. Në vitin 1988 isha sportisti i vetëm që u futa në finale olimpike dhe fitova medaljen e argjendë. Po atë vit u shpalla mundësi më i mirë në botë. Edhe në vitin 1988 ndodhi e njëjta – në pritje dolën vetëm një pjesë e vogël e njerëzve, sërish shumica ishin familjarë të mi. Ndërsa sot është e kundërta, dalin i presin me lodra dhe tupana”, tha Shaban Tërstena.

Ai shtoi se pas Lojërave Olimpike të vitit 1988 i është dhënë një banesë.

“Fati im është që nuk ia kam lënë askujt të ma shkruajë historinë time. Kam botuar libër në vitin 2016, në të cilin përfshihet gjithë jeta ime”, theksoi Tërstena.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat