Sela: Nëse nuk ka datë, duhet qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme

Maqedonia

Sela: Nëse nuk ka datë, duhet qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme

Më: 17 tetor 2019 Në ora: 11:26
Ziadin Sela

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, ka deklaruar se nëse BE-ja nuk jep datë për të nisur negociatat me Maqedoninë e Veriut, duhet të shpallen zgjedhje të parakohshme.

Në një intervistë për TV21, Sela tha se nëse BE-ja sjell vendim negativ, atëherë duhet të formohet qeveri teknike, sipas Marrëveshjes së Përzhinës dhe në pranverë të mbahen zgjedhjet e parakohshme.

Në këtë intervistë ai i bëri ftesë ish-kandidatit për president Blerim Reka, që t’i bashkangjitet Aleancës për Shqiptarët, pasi siç tha, ka çfarë për të dhënë në sferën politike.

Ndryshe, qëndrim të njëjtë ka shprehur edhe kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami. Ai po ashtu tha se nëse BE sjell vendim negativ, duhet të shpallen zgjedhje të parakohshme parlamentare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat