Shtyhet seanca gjyqësore për rastin “Titanik”

Maqedonia

Shtyhet seanca gjyqësore për rastin “Titanik”

Më: 17 tetor 2019 Në ora: 13:18
Foto

Me kërkesë të prokurores, Lile Stefanovska për anulimin e gjykimit për rastin e PSP-së “Titanik” seanca e sotme është shtyrë për më 22 tetor.

Gjyqtari Osman Shabani informoi se prokurorja mungon për shkak të obligimeve për takimin e caktuar me misionin e vlerësimeve të BE-së. Në bazë të informacionit mungon edhe gjyqtari Ognen Stavrev.

Rasti “Titanik” gjendet në procedurën e dëshmive dhe po publikohen dëshmitë materiale të propozuar nga prokuroria. Deri më tani janë publikuar rreth 5.400 prej 5.900 materiale gjithsej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat