LSDM: Mickoski dhe OBRM-PDUKM janë të vetmit që janë kundër hapjes së bisedimeve me BE-në

Maqedonia

LSDM: Mickoski dhe OBRM-PDUKM janë të vetmit që janë kundër hapjes së bisedimeve me BE-në

Më: 17 tetor 2019 Në ora: 14:34
Foto

Nga partia në pushtet LSDM akuzojnë se OBRM-PDUKM janë të vetmit që janë kundër hapjes së bisedimeve me BE-në, por ata nuk do të arrijnë që ta kthejnë vendin në izolim.

“OBRM-PDUKM janë të vetmit që janë kundër BE-së dhe NATO-s, kundër sigurisë dhe stabilitetit të së ardhmes së vendit.

OBRM dhe Hristijan Mickoski jo vetëm që bëjnë tifo që vendi të mos fillojë bisedimet me BE-në, por edhe punojnë kundër përparimit, kundër reformave”, thonë nga LSDM.

Nga atje shtojnë se bota demokratike ka pranuar rrugën e drejtë në të cilën po shkon vendi, vetëm Mickoski dhe OBRM-PDUKM qëndrojnë anash dhe mundohen që shtetin ta kthejnë pas në regjim, izolim dhe pasiguri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat