PES i bënë thirrje BE-së që të merr vendim për hapjen e negociatave me Maqedoninë

Maqedonia

PES i bënë thirrje BE-së që të merr vendim për hapjen e negociatave me Maqedoninë

Më: 17 tetor 2019 Në ora: 16:20
Foto

Kryeministri Zoran Zaev sot në Bruksel mori pjesë në takimin e Partisë Evropiane Socialiste (PES) në të cilën mori pjesë edhe njeriu i parë i Parlamentit Evropian, David Maria Sasoli. kryeministra, eurokomesar dhe liderë tjerë politikë nga PES.

Siç njoftojnë nga LSDM, në takim është përshëndetur dhe mbështetur politikat progresive të Maqedonisë së Veriut, të udhëhequra nga Zaevi.

“Përfaqësuesit e PES i bënë thirrje Bashkimit Evropian që të ndërmarrë një hap vendimtar dhe të marrë një vendim për fillimin e negociatave me Republikën e Maqedonisë e Veriut, pasi është e rëndësishme për qytetarët e vendit, për të gjitha rezultatet e arritura si brenda vendit ashtu edhe në planin ndërkombëtar me marrëveshjen e Prespës dhe marrëveshjen me Bullgarinë për fqinjësi të mirë, por është e rëndësishme për besueshmërinë e BE-së”, thuhet në deklaratë.

Ndërsa Zaev theksoi se nëse BE humb besueshmërinë në rajon atëherë hapet mundësia për depërtimin e palëve të treta të cilat nuk angazhohen për vlerat demokratike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat