Pendarovski: Nuk duhet të ketë dëshpërim dhe duhet të vazhdojmë me reforma

Maqedonia

Pendarovski: Nuk duhet të ketë dëshpërim dhe duhet të vazhdojmë me reforma

Më: 18 tetor 2019 Në ora: 14:17
Stevo Pendarovski

Kryetari i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka reaguar për mosmarrjen e datës për fillimin e bisedimeve me BE-në.

“Për fat të keq, qëndrimet e BE-së nuk janë në interes tonë. Asnjë vendim nuk është për përherë dhe asnjë vendim nuk duhet të dëshpërojë qytetarët. Para se të sjell ndonjë vendim për të ardhmen dua të analizojmë se pse nuk kemi rezultat pozitiv. Në të kaluarën dhe tani, vendimi im ishte që të vazhdohet me reforma. Dilemat për rajonin janë të rrezikshme. Ne kemi të drejtë kë kemi miq në Evropë dhe ne nuk kemi kundërshtarë. Një numër i madh i shteteve na mbështesin dhe këtë e kam vërejtur personalisht. Gjithë këto shtete do të na mbështetin edhe të ardhmen. Anëtarësimi në NATO do të ndodh së shpejti, kurse në BE nuk do të ndodh me këtë qeveri por as me qeveritë e ardhshme, përderisa ne nuk punojmë vet” tha në fillim Pendarovski.

“Reformat duhet të vazhdojnë. Përballja me krimin dhe korrupsionin është detyra jonë. Standaradet e Evropës duhet të bëhen edhe tonat. Pa marr parasysh vendimet e BE-së, ne duhet të vazhdojmë t’i realizojmë marrëveshjet me Greqinë dhe Bullgarinë. Reformat e brendshme, duhet të vazhdojnë për të mbajtur stabilitetin dhe kohezionin e shtetit. Ju kërkova liderëve që për moment t’i lënë anash politikat partiake dhe të ndikojmë së bashku për të mirën e shtetit” tha mes tjerash Pendarovski.

“Nga të gjithë liderët mora përgjigje pozitive dhe do të shihemi me ta të dielën, më 20 tetor. Nuk duhet të dëshpërohemi dhe duhet të punojmë së bashku” tha në fund presidenti Pendarovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat