Zaev në komunikime me liderët evropian: Mbështetje për vazhdimin e reformave

Maqedonia

Zaev në komunikime me liderët evropian: Mbështetje për vazhdimin e reformave

Më: 18 tetor 2019 Në ora: 17:15
Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev realizoi komunikime me kryeministrat e Gjermanisë, Suedisë, Bullgarisë, Sllovenisë, Maltës dhe udhëheqësve të tjerë evropianë, përfshirë Komisionerin e BE-së, Johannes Hahn.

Nga të gjithë liderët evropianë ka marrë një mesazh të qartë për mbështetje që shteti të vazhdojë në rrugën që ka marrë, për të vazhduar me reformat dhe integrimin. Të gjithë kanë theksuar qartë të gjitha hapat të ndërmarrë nga Maqedonia e Veriut dhe se vendi dhe qytetarët e saj janë plotësisht të përgatitur, por që disa vende të BE-së nuk janë të gatshme, thonë Qeveria.

Nga Qeveria sqarojnë se konsultimet janë duke vazhduar në nivele të ndryshme lidhur me hapat e ardhshëm që do të merren pas takimit të liderëve të BE-së në Bruksel.

“Vendimet merren vetëm në përputhje me interesat më të larta të shtetit dhe qytetarëve. Pasi të ketë vendime, ato do të bëhen publike menjëherë”, thonë nga Qeveria.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat