Macron në muajt e ardhshëm do të viziton Zaevin dhe Ramën

Maqedonia

Macron në muajt e ardhshëm do të viziton Zaevin dhe Ramën

Më: 18 tetor 2019 Në ora: 18:28
Macron

Presidenti francez, Emmanuel Macron në një konferencë për shtyp në samitin evropian në Bruksel, duke përshëndetur guximin e kryeministrave të Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisë, Zoran Zaev dhe Edi Rama, njoftoi se së shpejti do të vizitojnë dy kryeministrat, informon AIM nga Parisë.

Ai në konferencën e sotme për shtyp tha se nuk kishte unanimitet për datën e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Kishte një shumicë të madhe, por shumë vende i thanë jo Shqipërisë.

“I respektoj shumë përpjekjet e Edi Ramës dhe Zoran Zaevit. Të dy janë shumë të guximshëm. Pres që t’i vizitojë në muajt e ardhshëm. Ata punojnë dhe ne do të përfundojmë punën. Por le të mos gënjejmë. Ne duhet të përparojmë në proceset tona, dhe vetëm atëherë do të jemi në gjendje të fillojmë bisedime me ta, por jo si më parë, siç është zakon, pasi nuk ka më kuptim”, shtoi ai.

Ekziston një strategji kundërproduktive dhe e gabuar për të bërë presion ndaj Francës dhe Holandës, veçanërisht për çështjen e zgjerimit të BE-së me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut tha një burim anonim nga Pallati Elise.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat