Ministria e Kulturës dënon dëmtimin e Akuaduktit në Shkup

Maqedonia

Ministria e Kulturës dënon dëmtimin e Akuaduktit në Shkup

Më: 18 tetor 2019 Në ora: 21:10
Foto ilustrim

Ministria e Kulturës e dënon aktin vandal të dëmtimit të Akuaduktit, i cili është pjesë e trashëgimisë kulturore, me ç’rast janë dëmtuar 10 shtylla mbështetëse.

“Në bashkëpunim me Drejtorinë për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, Qendrën e Konservimit – Shkup, Komunën e Karposhit, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Ministrinë e Kulturës, pas inspektimit të bërë janë ndërmarrë masa urgjente për mbrojtjen parandaluese dhe janë siguruar patrulla të përforcuara të sigurisë së Akuaduktit i cili është trashëgimi e mbrojtur kulturore e kategorisë së parë”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Kulturës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat