Tërhiqet nga përdorimi edhe një ilaç në Maqedoni, është kancerogjen

Maqedonia

Tërhiqet nga përdorimi edhe një ilaç në Maqedoni, është kancerogjen

Më: 18 tetor 2019 Në ora: 22:18
Foto ilustrim

Hiqen nga përdorimi edhe shishet “Ulkodinë” të cilat përdoreshin për mjekim të ulçerit të stomakut, si dhe rritjen e acidit të stomakut dhe gjakderdhjes nga ulçera në stomak. Ky informacion, i transmetuar gojarisht nga shitësit me shumicë të marrë nga disa mjekë amë, të cilët konfirmojnë se menjëherë pas kësaj kanë hedhur shishet.

Mjekët konfirmojnë se s’ka asnjë shpjegim për ndalimin e ilaçit, por ka shumë mundësi të jetë për shkakun se ato përmbajnë Ranitidinë, e cila u tërhoq në fillim të tetorit për dyshimin se ka substanca aktive që përmban “n-nitrosodimethylamine (NDMA), e cila është kancerogjene dhe mund të shkaktojë kancer.

Nga Shoqata e Mjekëve Privatë thotë se janë të shqetësuar si profesionistë për shkak të tërheqjes së shpeshtë të ilaçeve të caktuara, kështu që ata nuk dinë më se me çfarë të mjekojnë.

“Kjo është shumë joserioze, ne si mjekë duhet të marrim një shpjegim pse disa ilaçe që janë tërhequr, si tani me shishkat Ulkodinë. Çfarë të japim kur të hyjë një pacient me gjakderdhje të stomakut dhe kush përgjigjet që ne i kemi dhënë këto ilaçe deri më tani dhe ata thuhet se shkaktojnë kancer”, tha për “Nova” Lilia Çolakova Dervishova, kryetare Shoqatës së Mjekëve Privatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat