Departamenti i Shtetit: Shpresojmë që KE në samitin e majit të merr vendim pozitiv

Maqedonia

Departamenti i Shtetit: Shpresojmë që KE në samitin e majit të merr vendim pozitiv

Më: 18 tetor 2019 Në ora: 23:00
Foto ilustrim

Pas vendimit të Këshillit Evropian për të mos filluar negociatat e pranimit me Maqedoninë dhe Shqipërinë, Departamenti i Shtetit të SHBA-ve nëpërmes një deklarate shprehur zhgënjimin për vendimin.

“Shtetet e Bashkuara mbështesin angazhimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për integrimin transatlantik dhe integrime evropiane. Ne jemi të zhgënjyer që Këshilli Evropian nuk i njohu përpjekjet e reformës të të dyja vendeve dhe nuk miratoi fillimin e negociatave të pranimit. Një vendim pozitiv do të nënkuptonte konfirmimin e besueshmërisë së rrugës evropiane dhe kundërshtimin e fuqishëm të aktorëve të këqij që duan të minojnë vlerat perëndimore dhe komunitetin euroatlantik. Ne e kuptojmë që Këshilli Evropian nuk i ka thënë ‘jo’ as për Shqipërisë, as për Maqedoninë Veriore, as BE nuk ka vendosur kushte të reja për hapjen e negociatave të pranimit. Shpresojmë që Këshilli Evropian të arrijë një konsensus mbi një vendim pozitiv për të dyja vendet në samitin e ardhshëm në maj.

Shtetet e Bashkuara mbeten një partner strategjik i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë që të vazhdojnë të forcojnë shtetin ligjor, përpjekjet e mëtejshme kundër korrupsionit, të zhvillojnë ekonomitë e tyre dhe të luftojnë krimin e organizuar. Ne i inkurajojmë të dyja vendet të qëndrojnë në ndërtimin e një shoqërie demokratike transparente, të bazuar në rregulla, që i përgjigjet nevojave të qytetarëve. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë me partnerët evropianë për të përparuar qëllimet e përbashkëta të stabilitetit dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në deklaratën e Departamentit të Shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat