Passy: Pas bllokimit të Macron, Vladimir Putin ka porositur gotë me shampanj për të festuar

Maqedonia

Passy: Pas bllokimit të Macron, Vladimir Putin ka porositur gotë me shampanj për të festuar

Më: 19 tetor 2019 Në ora: 12:03
Solomon Passy

Ish-ministri i Bullgarisë i Punëve të Jashtme, Solomon Passy thotë se anulimi i nisjes së bisedimeve për anëtarësim në BE për Shkupin dhe Tiranën nuk është në interesin e Bullgarisë.

Ai potencoi se nisja e procesit negociues me dy vendet “po anulohet për herë të tretë”.

“Pas vetos së kryetarit francez. Emmanuel Macron, kolegu i tij Vladimir Putin, me siguri ka porositur gotë shampanje. Ku po i çojmë Maqedoninë dhe Shqipërinë? A i çojmë te duart e Rusisë, Turqisë, Iranit? Vetëm kujtoni se çfarë bëri Putin për ta ndaluar Maqedoninë në rrugën e saj drejt NATO-s”, theksoi Passy.

Siç raportojnë nga ‘BGNES’, sipas ish-shefit të diplomacisë bullgare, tani po bëhen përpjekje serioze që Serbia të mbetet në sferën e ndikimit rus.

Sipas tij, Bullgaria nuk ka asnjë interes që Maqedonia, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova “të kthehen pas”.

“Shqipëria dhe Maqedonia në ditë do të bëhen anëtare të BE-së, por parashtrohet pyetja se me çfarë shpejtësie”, tha Passy.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat