Aleanca për Shqiptarët: Zgjedhjet e parakohshme kuvendare janë lajm i mirë

Maqedonia

Aleanca për Shqiptarët: Zgjedhjet e parakohshme kuvendare janë lajm i mirë

Më: 19 tetor 2019 Në ora: 16:42
Foto ilustrim

Për Aleancën për Shqiptarët është lajm i mirë që do të ketë zgjedhje të parakohshme kuvendare.

Zëdhënësi i ASH-së, Flakron Bexheti në konferencë për shtyp tha se takimi i liderëve do të jetë mundësi për pajtueshmëri mes partive se si do të shkojë procesi zgjedhore.

“Pas lajmit të djeshëm se nuk ka datë për nisjen e bisedimeve me Bashkimin Evropian, sot është lajm i mirë se kryeministri Zaev ka dhënë deklaratë ku thotë se duhet të shkohet në zgjedhje të parakohshme kuvendare. Për ne si ASH është e pranueshme dhe e përshëndesim. Shpresojmë se takimi in nesërm i liderëve të partive politike do të arrijnë pajtueshmëri se si do të zbatohet i gjithë ky proces. Ne jemi të bindur se në shtet duhet të ketë legjitimit të ri ku forcat politike do të kenë kredibilitet të ndërmarrin përgjegjësi dhe se më shpejt të merret data, e cila në një farë mënyrë i dëshpëroi të gjithë qytetarët”, tha Bexheti.

Aleanca për Shqiptarët thotë se zgjedhjet e reja janë të mira edhe për ndryshimin e Qeverisë.

“Ne si ASH jemi të gatshëm për zgjedhje të parakohshme dhe me bindje do t’i mposhtim kundërshtarët politik, përkatësisht BDI-në”, tha Bexheti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat