Edhe Aleanca për Shqiptarët është për zgjedhje të parakohshme parlamentare

Maqedonia

Edhe Aleanca për Shqiptarët është për zgjedhje të parakohshme parlamentare

Më: 20 tetor 2019 Në ora: 06:39
Flakron Bexheti nga Aleanca për Shqiptarët.

Aleanca për Shqiptarët ka dalë sot me qëndrimi se problemet e brendshme të pazgjidhura të Maqedonisë së Veriut kanë qenë arsye e mos marrjes së datës për fillim të negociatave me BE-në.

Sipas tyre, një qeverisje e re do të mund t’i zgjidh çështjet e pazgjidhura deri më sot andaj dhe duhet shkuar në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Një ndër vërejtjet kryesore sipas nesh që nuk arritëm të marrim datë janë edhe këto procese, nuk arritëm të ndryshojmë Kodin Zgjedhor, nuk e sollëm Ligjin e Prokurorisë Publike, nuk arritëm as të tregojmë gatishmëri, koncesus për regjistrimin e popullsisë. Të gjitha këto shpresoj një qeverisje e re do të ketë kapacitet për kohë shumë të shpejtë t’i realizojë”, tha Flakron Bexheti nga Aleanca për Shqiptarët..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat