LSDM: Shtetit i duhen zgjedhje të parakohshme kuvendare

Maqedonia

LSDM: Shtetit i duhen zgjedhje të parakohshme kuvendare

Më: 20 tetor 2019 Në ora: 10:17
LSDM

Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se “vetëm për dy vite e gjysmë Maqedonia e Veriut u shndërrua në shteti modern dhe evropian. Suksesi i reformave të zbatuara nga Qeveria e udhëhequr nga LSDM janë të pranueshme për gjithë botën demokratike.

Nga LSDM thonë se BE bëri gabim historik dhe se kjo ka qenë edhe mesazhi i përfaqësuesve të Bashkimit Evropian.

“Padrejtësia e tillë nuk do të luhatë shoqërinë, shtetin, institucionet. Përkundrazi, do të punojmë dyfish më shumë për vlera evropiane, standarde dhe reforma”, thonë nga LSDM duke shtuar se ëndrra evropiane e popullit maqedonas, shqiptar dhe të tjerëve që jetojnë në vend nuk do të prishet.

Ata kërkojnë organizim të zgjedhjeve të shpejta kuvendare ku qytetarët do të marrin vendim se në cilën rrugë do të shkojmë.

“Qytetarët kanë mandat të vendosin nëse do të shkojmë në rrugën e drejtë të vlerave demokratike dhe evropiane, në rrugën e zhvillimit dhe prosperitetit që na çon përpara apo të shkojmë në rrugën e errët të izolimit, nacionalizmit, ndarjeve dhe konflikteve”, thonë nga LSDM.

Sipas tyre, nuk ka dilema që qytetarët edhe një herë do të sigurojnë të ardhme dhe do t’i mposhtin politikat e ndarjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat