Prokuroria kërkon paraburgim për personin që ka pasur mjet shpërthimi në Haraçinë

Maqedonia

Prokuroria kërkon paraburgim për personin që ka pasur mjet shpërthimi në Haraçinë

Më: 20 tetor 2019 Në ora: 11:25
Ilustrim

Prokuroria kërkoi paraburgim për personin nga Haraçina e Shkupit pasi që dje gjatë kontrollit në shtëpinë e tij është gjetur mjet shpërthimi.

“Prokuroria Publike e Shkupit nisi procedurë kundër një personi i dyshuar se ka kryer veprën penale “përpunim të paautorizuar, mbajtje dhe tregti me armë apo me materie shpërthyese””, thonë nga Prokuroria.

Ata shtojnë se gjatë kontrollit te shtëpia e të dyshuarit në Haraçinë, më 18 tetor është gjetur një bombë dore të llojit F1.

Duke vlerësuar se janë përmbushur bazat ligjore, prokurori propozoi gjykatësit në procedurë paraprake t’i caktojë paraburgim të dyshuarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat