Klubi diplomatik i pakënaqur nga vendimi i Këshilli Evropian: Rrezikohet siguria dhe paqja në Maqedoni

Maqedonia

Klubi diplomatik i pakënaqur nga vendimi i Këshilli Evropian: Rrezikohet siguria dhe paqja në Maqedoni

Më: 20 tetor 2019 Në ora: 15:08
Foto

Anëtarët e Klubit diplomatik Shkup shprehën pakënaqësinë e tyre kundër vendimit të Këshillit Evropian për të anuluar dhënien e datës për nisjen e bisedimeve mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së.

Kryetari i Klubit diplomatik, Viktor Gaber, në një shkrim për mediat thekson se me këtë vendim politik, qytetarëve dhe shtetit i është shkaktuar një padrejtësi e madhe

“Vlerësimet tona pozitive nga shumica e anëtarëve të Këshillit Evropian, dhe posaçërisht letra e përbashkët e katërshes, Layen, Tusk, Juncker dhe Sassoli, është vërtetim se bllokimi nga një vend është politik dhe paradoks diplomatik”, shkruan Gaber.

Ai shton se me këtë vendim mund të ketë pasoja ndaj sigurisë dhe paqes së Maqedonisë dhe rajonit.

Gaber thekson se anëtarët e Klubit diplomatik përkrahin subjektet që u angazhuan në arritjen e qëllimeve strategjike të Maqedonisë, anëtarësimi i plotë në NATO dhe BE, duke ju shprehur kështu përkrahjen kolegjiale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat