Policia nuk mund ta gjejë gjyqtarin Pançevski, nuk dihet nëse do të fillojë seanca për kurdisjen e lëndëve

Maqedonia

Policia nuk mund ta gjejë gjyqtarin Pançevski, nuk dihet nëse do të fillojë seanca për kurdisjen e lëndëve

Më: 20 tetor 2019 Në ora: 16:50
Pançevski

Nuk dihet nëse nesër në Gjykatën e Velesit do të fillojë gjykimi për keqpërdorimin e AKMIS sistemit në Gjykatën Penale të Shkupit. Arsye për këtë, sipas ‘A1on’, është për shkak se gjykata nuk mund ta gjejë të akuzuarin dhe të suspenduarin ish-gjyqtarin, Vladirimir Pançevski.

Janë bërë disa përpjekje që Pançevskit t’i jepet ftesa për gjykim në adresën e të akuzuarit dhe tek adresat tjera, por ka qenë e pasuksesshme. Në listën anketuese ai ka paraqitur shtatë banesa dhe një shtëpi në Shkup.

Pançevski akuzohet se ka keqpërdorur pozitën zyrtare dhe autorizimit. Lënda shkon në procedurë të shkurtër, ndërsa për veprën ai mund të dënohet deri në tre vite burg.

Këshilli Gjyqësor më herët e suspendoi Pançevskin për ushtrim joprofesional të detyrës, ndërsa ai parashtroi ankesë. Pançevski nga Prokuroria akuzohet se ka kurdisur lëndë përderisa ai ka qenë në Gjykatën Penale.

“I akuzuari si kryetar i Gjykatës Penale, ka ndikuar në mënyrën e shpërndarjes së lëdnëve, ka dhënë urdhra se cila lëndë te cili gjykatës do të shkojë dhe me këtë ka keqpërdorur pozitën zyrtare dhe autorizimet”, njoftuan nga Prokuroria e Shkupit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat