Policia e Shqipërisë konfiskoi djathë të kontrabanduar nga Maqedonia

Maqedonia

Policia e Shqipërisë konfiskoi djathë të kontrabanduar nga Maqedonia

Më: 20 tetor 2019 Në ora: 17:37
Ilustrim

Policia e Shqipërisë në aksionin e përbashkët me Sektorin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare pranë Komisariatit policor të Elbasanit, konfiskoi kantë me djathë të kontrabanduara nga Maqedonia e Veriut.

Bëhet fjalë për 142 kantë me djathë, por nuk theksohet pesha në total.

Malli i kontrabanduar është zbuluar në rrugën Librazhd-Elbasan, gjatë kontrollit të automjetit që e ka drejtuar 32-vjeçari nga Tirana.

Materiali dëshmues është dorëzuar në Prokurorinë pranë Gjykatës Themelore të Elbasanit, ndërsa i dyshuari do të përgjigjet për “tregti dhe transport të mallit të kontrabanduar” dhe “fshehje tatime”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat