Shqiptarët dhe maqedonasit përgjigjen në pyetjen se çfarë përkatësie etnike ka pasur Goce Dellçev - Bota Sot
Shqiptarët dhe maqedonasit përgjigjen në pyetjen se çfarë përkatësie etnike ka pasur Goce Dellçev

Maqedonia

Shqiptarët dhe maqedonasit përgjigjen në pyetjen se çfarë përkatësie etnike ka pasur Goce Dellçev

Më: 20 tetor 2019 Në ora: 17:54
Foto

Në hulumtimin e fundit të ‘Detektor’ e që e përpunoi Instituti për Hulumtime Politike Shkup në pyetjen se çfarë përkatësie etnike ka pasur Goce Dellçev, 75% e të anketuarve janë të mendimit se ka qenë maqedonas, 4.6% mendojnë se është bullgar dhe 4.9% janë të mendimit se ka qenë edhe bullgar edhe maqedonas.

Sipas etnisë, maqedonasit apo 94.8% mendojnë se Dellçevi ka qenë maqedonas dhe vetëm 0.7% e të anketuarve thonë se ai është bullgar kurse 1.9% mendojnë se është edhe bullgar edhe maqedonas.

Te shqiptarët, pjesa më e madhe e të anketuarve apo 56% thonë se nuk dinë përgjigjen e kësaj pyetje, 17.2% e konsiderojnë bullgar, 12.4 maqedonase dhe 14.4% edhe bullgar edhe maqedonas.

Hulumtimi i Institutit për Hulumtime Politike është zbatuar në periudhën nga 4 deri 8 tetor me 1.106 anketues.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat