Sela: Zgjedhjet e 12 prillit mundësi e mirë për ndryshime

Maqedonia

Sela: Zgjedhjet e 12 prillit mundësi e mirë për ndryshime

Më: 20 tetor 2019 Në ora: 21:34
Ziadin Sela

Kryetari i Aleancës për shqiptarët, Ziadin Sela, ka folur pas takimit të liderëve duke thënë se rruga për në BE është e vetmja zgjidhje dhe se do të rrëzohet pushteti, sipas tij, i dëmshëm.

”Ne ishim të vetmit që e zbukuruam këtë takim sepse ishim prezent bashkë me një zonjë. Diskutuam çështje të cilët janë të rëndësishme për vendin. Konstatuam bashkërisht që rruga drejt Bashkimit Evropian është e vetmja zgjidhje. Diskutuam edhe tema të tjera. Data e zgjedhjeve të parakohshme është një sihariq i mirë edhe për opozitën dhe gjithë opozitarët dhe gjithë ata që mendojnë se ka ardhur koha të vijë ndryshimi dhe të kthehet shpresa edhe ke një pjesë e shoqërisë shqiptare këtu në Maqedoninë e Veriut. Data e zgjedhjeve është 12 Prilli, bashkërisht u dakorduam që me 12 Prill të shkojmë në zgjedhje. Ju bëj ftesë të gjithë njerëzve që me 12 Prill të mobilizohen dhe të sjellim sëbashku ndryshimin dhe demokracinë brenda shoqërisë shqiptare këtu. Na priftë e mbara të gjithve” tha Sela para gazetarëve.

Ai potencoi se zgjedhjet nuk do ta kishin penguar procesin e regjistrimit, të cilin e quajti si proces teknik. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat