KRRE publikon çmimet e reja të derivateve të naftës në Maqedoni

Maqedonia

KRRE publikon çmimet e reja të derivateve të naftës në Maqedoni

Më: 21 tetor 2019 Në ora: 12:58
Foto ilustrim

Komisioni Rregullator për Energjetikë i ka publikuar çmimet e reja të derivateve të naftës.

Sipas vendimit të Komisionit, benzinat lirohen për një dhe një denarë e gjysmë, ndërsa çmimi i dizelit dhe vajit ekstra të lehtë mbetet i pandryshuar.

Kështu, sipas çmimores së re Eurosuper BS-98 do të shitet për 68.50 denarë për litër, Eurosuper BS-95 për 66.50 denarë për litër, ndërsa Eurodiseli mbetet në 62 denarë për litër.

Këto çmime hyjnë në fuqi nga mesnata dhe do të vlejnë deri në javën e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat