Zaev-Stoltenberg: Maqedonia mbetet e përkushtuar drejt proceseve euro-atlantike

Maqedonia

Zaev-Stoltenberg: Maqedonia mbetet e përkushtuar drejt proceseve euro-atlantike

Më: 21 tetor 2019 Në ora: 14:22
Kryeministri Zoran Zaev dhe Sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg

Kryeministri Zoran Zaev dhe Sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg përmes një bisede telefonike kanë këmbyer mendime për vendimin e BE-së që të anuloj fillimin e negociatave për anëtarësim të vendit në Bashkimin Evropian.

Zaev me këtë rast i ka përcjell Sekretarit gjeneral të NATO-s dispononim e qytetarëve të vendit pas siç thuhet në njoftim “gabimit historik të BE-së”, që të mos lejoj hapjen e negociatave të shumëpritura për anëtarësim të plotë, si dëshpëruese përkundër faktit që Republika e Maqedonisë së Veriut ka plotësuar të gjitha kushtet.

Ai e ka informuar Stoltenbergun edhe për rezultatet nga takimi i liderëve që u mbajtën mbrëmë nën ombrellën e presidentit Stevo Pendarovski, si dhe për pajtueshmërinë e të gjithë pjesëmarrësve në takim që zgjedhjet e parakohshme të mbahen më 12 prill të vitit të ardhshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat