Zhbogar: Ju e bëtë atë që u kërkuan, për fat të keq ne përsëri e shtymë

Maqedonia

Zhbogar: Ju e bëtë atë që u kërkuan, për fat të keq ne përsëri e shtymë

Më: 21 tetor 2019 Në ora: 16:26
Samuel Zhbogar

Ju bëtë atë që u kërkua nga ju, ju bëtë pjesën tuaj. Por në Bashkimin Evropian vendimet për këto çështje merren njëzëri, dhe për fat të keq ne përsëri e kemi shtyrë këtë çështje. Ne e kuptojmë zhgënjimin e qytetarëve dhe politikanëve me vendimin e Këshillit Evropian në Bruksel, por mbetemi të përkushtuar për Maqedoninë e Veriut dhe rajonin.

Këtë në intervistë për AIM-në e tha ambasadori i BE-së në vend Samuel Zhbogar, duke pranuar se së pari duhet të bëhen reformat dhe në procesin e vendimmarrjes brenda vetë BE-së.

Ai nënvizon se zgjerimi i BE-së në rajon mbetet përparësia e tyre strategjike, dhe kjo nuk ka ndryshuar.

I pyetur nëse vendi pret të marrë datë në samitin e Zagrebit në maj, ai tha se BE tani duhet të përmbahet nga premtimet.

“Ne duhet të përmbahemi nga premtimet, siç premtuam në qershor të vitit të kaluar dhe në qershor 2019 dhe tani në tetor dhe tani është më mirë të përmbahemi nga bërja e premtimeve të datave, por duhet të përqendrohemi në bërjen e ndryshimeve të duhura”, tha Zhbogar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat