A do të formohet inspektorat për zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve?

Maqedonia

A do të formohet inspektorat për zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve?

Më: 21 tetor 2019 Në ora: 16:39
Kuvendi i Maqedonisë

Më pak se 24 orë pasi liderët ranë dakord për një datë për zgjedhje të parakohshme, deputetët filluan debat të nxehtë për mbledhjen e pikave politike.

Në vend që të diskutohet për krijimin e një Inspektorati që do të mbikëqyrë zbatimin e Ligjit për gjuhët, përqendrimi u zhvendos në një projekt raport të lëshuar së fundmi nga Komisioni i Venecias.

Opozita ka akuzuar raportin si një shuplakë ligjore në fytyrë për autoritetet, të cilët kërkuan që vërejtjet të mos publikoheshin.

Nga shumica parlamentare u përgjigjen se opozita po manipulonte interpretimin e përmbajtjes së Ligjit, dhe se ishte kryeministri Zoran Zaev ai që insistoi në marrjen e mendimit nga Komisioni i Venecias.

Për disa prej opozitës shqiptare, Ligji për gjuhët nuk justifikon pritjet, ndërsa nga BDI thonë se edhe Komisioni i Venecias gjeti vetëm vërejtje të vogla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat