Kostadinov: Mickoski iku nga mbajtja e zgjedhjeve në dhjetor - Bota Sot
Kostadinov: Mickoski iku nga mbajtja e zgjedhjeve në dhjetor

Maqedonia

Kostadinov: Mickoski iku nga mbajtja e zgjedhjeve në dhjetor

Më: 21 tetor 2019 Në ora: 19:29
Kostadin Kostadinov

Zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadinov në konferencë për shtyp theksoi se fakti që Mickoski nuk i ka pranuar zgjedhjet për muajin dhjetor do të thotë se ai ka frikë nga qytetarët dhe e dinë se e pret një humbje e re.

“Është e qartë se LSDM-ja dhe koalicioni që ajo drejton janë favoritët në zgjedhjet e 12 prillit. Në dy vitet e kaluara, OBRM-PDUKM dhe Hristijan Mickoski kanë qenë të vetmit që punojnë kundër reformave, kundër përparimit, kundër integrimit në BE dhe NATO”, deklaroi Kostadinov.

Ai tha se të vetmit që u gëzuan për gabimin historik të Samitit të Brukselit ishin Mickoski dhe OBRM-PDUKM. Ata që e mbajtën vendin në izolim për 11 vjet, larg botës demokratike.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat