MSH: Epidemia e fruthit zgjatë ende, deri më tani janë vaksinuar 41.623 persona

Maqedonia

MSH: Epidemia e fruthit zgjatë ende, deri më tani janë vaksinuar 41.623 persona

Më: 22 tetor 2019 Në ora: 15:15
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë informon se ende është duke vijuar epidemia e fruthit në territorin e gjithë vendit.

Sipas tyre, numri i përgjithshëm i personave të vaksinuar deri në moshën 14 vjeçare, është 41.623.

“Prej fillimit të epidemisë, deri tani në qendrat për shëndet publik, shtesë janë aplikuar 6291 doza vaksine, prej të cilave mbi 60 përqind janë punonjës shëndetësor, studentë dhe nxënës të shkollave të mesme të mjekësisë”.

“Mbeten në fuqi masat e rekomanduara paraprakisht, të cilat i ndëmarrin Qendrat e Shëndetit Publik, Instituti për Shëndet Publik, Ministria e Shëndetësisë, Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor dhe shërbimet vaksinuese në pikat për vaksinim, me theks të posaçëm të vaksinimit të të gjithë personave të ndjeshëm”, thonë nga MSH.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat